“Në fakt unë ende nuk e kuptoj se çfarë bëmë, jam konfuz.”-tha Abdelhamid Sabiri me shaka për, për mediet italian, pasi arriti të kualifikohet në çerekfinale me Marokun.
Ndërsa më tej ai u shpreh se në të vërtetë ky është një moment historik për Afrikën dhe botën arabe.
“Është një moment historik për Afrikën dhe botën arabe. Është koha. Jemi të lumtur. Para ndeshjes, donim të shkonim te penalltitë dhe ia dolëm. Prisja që mund të vazhdonim kështu, nuk erdhëm këtu për të luajtur 3 ndeshje. Ju nuk mund ta kuptoni plotësisht se çfarë do të thotë të përfaqësosh vendin tënd në një Kupë Botërore… Penalltia? Unë do të kisha goditur penalltinë edhe me vetëm njërën këmbë. Regragui? Një person i jashtëzakonshëm. Ai është trajneri më i mirë që njoh, duhet të të çoj në dhomën e zhveshjes për t’ju bërë të kuptoni rëndësinë e tij. Ai ka gjithmonë një plan të saktë për ndeshjet.”-theksoi Sabiri.
Top Channel