12 persona janë vënë në pranga në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.
28-vjeçari me inciale E.N. u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë me vete.
18-vjeçari me inicialet M. H., 18 vjeç, u ndalua pasi në mjetin me të cilin po udhëtonte mbante një dorezë metalike dhe një shkop bejzbolli;
18-vjeçari me iniciale A. A. banues në Kavajë, u arrestua pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
26-vjeçari me iniciale u ndalua pasi ka dëmtuar disa sende në një hostel në rrugën “Vllazën Huta” dhe ka prishur qetësinë publike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Durrësit, ka vjedhur biçikletën e shtetases E. H.
46-vjeçari me iniciale E. B. u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e mjetit;
K., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen S. L., 63 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
Xh., 35 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. C.;
R. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin M. K., 26 vjeç, që qarkullonte me monopatinë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
T., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
12 të ndaluarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës.
Top Channel