Grevë për pagat, punonjësit “kundër” New York Times, e para herë në 40 vjet

08/12/2022 12:08

Më shumë se 1000 gazetarë e redaktorë të së përditshmes së njohur amerikane, New York Times, një grevë një ditore, të lodhur, siç thanë nga fakti që bisedimet mes krerëve sindikalistë dhe kompanisë po zvarriten shumë përtej afatit.

Ky është i pari aksion i këtij lloji në 40 vjet që prek këtë gazetë. Indinjatën e punonjësve e nxiti dështimi në arritjen e marrëveshjes për një raund të ri negociatash, të lidhur me kontratat e tyre. në një deklaratë të saj, sindikata e NewsGuild of New York, që përfaqëson punonjësit grevistë, akuzonte drejtuesit se kishin refuzuar rritjen e pagave në linjë me inflacionin.

“Propozimi i tyre për pagat ende nuk përshtat me situatën ekonomike të momentit, dhe mbetet shumë pas niveleve krahasimore në raport me inflacionin dhe normën mesatare të rritjes së rrogave në SHBA. Ndalimi i punës është i pari hap i tillë në këtë kompani në katër dekadat e fundit”- thuhet në deklaratën e sindikatës.

Rrallë ndodh që gazetarët e Times të hyjnë në grevë. Herën e fundit që e bënë një gjë të tillë ishte në 1981-shit; edhe asokohe aksioni zgjati më pak se një ditë. Greva më e madhe e saj mbetet ajo e vitit 1978, që zgjati 88 ditë.

Inflacioni në mbarë botën nisi fillimisht të rritet për shkak të pandemisë së koronavirusit, por ai mori një hov tjetër pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në fund të muajit shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA