Gjykata e Posaçme e Apelit kundërshtoi SPAK-un që kërkoi sërish pushimin e hetimeve ndaj 20 ish-gjyqtarëve, shumica ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.
Megjithëse nga nisja e vettingut nga 588 të rivlerësuar shumica janë shkarkuar për pasuritë, numri i të hetuarve dhe që u janë bllokuar pasuritë është i papërfillshëm.
Deri tani janë shkarkuar 352 gjyqtarë dhe prokurorë prej të cilëve shumica janë shkarkuar për probleme me pasuritë dhe të tjerë janë dorëhequr duke pranuar përjashtimin nga drejtësia për 15 vitet e ardhshme.
“Vendimi i apelit thotë se ata nuk duhen hetuar në grup por veç e veç”- tha Fran Dashi
Dosja e 20 të shkarkuarve ka shënuar precedentin e parë të përplasjes SPAK gjykatë, e cila nuk pranon pushimin e hetimeve dhe urdhëron për të disatën herë procedim për mos deklarim pasurie.
Deri tani kanë marrë kartonin jeshil 236 gjyqtare e prokurorë që janë vlerësuar në rregull me të treja kriteret për të vazhduar detyrën. Megjithatë edhe nga kjo shifër, disa prej tyre janë apeluar mbasi ndaj tyre ka pikëpyetje për të ardhurat dhe asetet.
Vettingu përfundon në 2024 dhe deri atëherë duhet të mbyllet procesi dhe për 217 të tjerë që vazhdojnë presin e njëherazi po gjykojnë e hetojnë së bashku me ata që e kanë kaluar provimin e karrierës.
Nga ana tjetër ata po përballen me fluksin më të madh të dosjeve, penale dhe civile që kësaj radhe është një lloj tjetër provimi, që vjen nga qytetarët.
Top Channel