Teksa jemi në ditën e dytë të pushimit të ndeshjeve të Botërorit të Katarit para çerekfinaleve, vëmendja e shtypit shkoi sot te gjesti i zëdhënësit të Brazil qe kapi nga lëkura e zverkut një maçok për ta larguar nga tryeza e konferencës.
Sulmuesi brazilian i Real Madrit, Vincius Jr po i përgjigjej pyetjeve të shtypit për ndeshjen e neserme me Kroacinë, kur maçoku i pafajshëm kërceu në tavolinë.
Por teksa bëri disa hapa mbi tryezë, zyrtari i paemëruar u duk sikur po e përkëdhelte macen në kurriz para se ta ngrinte papritur nga zverku e ta hidhte jashtë tavolinës.
Disa gazetare lëshuan klithma tronditjeje kurse Vinicus nisi të qeshte.
A cat interrupted @vinijr’s press conference 😂
Not sure about the press officer’s handling of the situation 😳#FIFAWorldCup pic.twitter.com/ONSFaVaQ8K
— Hayters TV (@HaytersTV) December 7, 2022
Vincius Jr u pyet më pas për ndryshimin mes trajnerit të Real, Carlo Ancelotti dhe atij të Brazilit Tite.
Sulmuesi tha: “Ancelotti më ka dhënë shumë këshilla për të qenë titullar me Brazilin, ai na ndihmon të gjithëve, në shumë aspekte”.
I riu pritet ta nisë në fushë ndeshjen e të premtes me Kroacinë, teksa grupi tenton të arrijë gjysmëfinalen e turneut të madh të Katarit.
Vincius Jr shënoi gol në fitoren 4-1 ndaj Koresë së Jugut, por nuk ishte aktivizuar shumë gjatë fazës së grupeve.
Top Channel