Fjala Wordle mori vendin e parë si termi më i kërkuar i Google në botë dhe në SHBA në vitin 2022.
Kërkimet u zbuluan nga gjigandi i teknologjisë në raportin e tyre vjetor Year in Search.
Wordle është emri i një loje fjalësh. Përdoruesve u jepen maksimumi gjashtë përpjekje për të gjetur fjalën e ditës. Është gjithmonë një fjalë me pesë shkronja dhe fjala është e njëjtë për të gjithë.
E krijuar nga inxhinieri i softuerit amerikan Josh Wardle në vitin 2021, thjeshtësia e lojës së përditshme të fjalëve ka gjetur tërheqje masive.
Wordle u bë aq popullor saqë kërkimet në Google nga lojtarë të dëshpëruar që kërkonin përgjigje ndikuan në tendencat e tjera kryesore të kërkimit të Google.
Në Top 10 vëmendje të madhe ka marrë lufta në Ukrainë që renditet e treta, vdekja e mbretreshës Elizabet, prodhimi i iPhone 14, Jeffry Dahmer historia e të cilit u realizua në film dhe Kupa e Botës që është duke u zhvilluar.
10 fjalët më të kërkuara
1- Wordle
2- India vs Anglia
3- Ukrainë
4- Mbretëresha Elizabet
5- Ind vs SA
6- Kupa e Botes
7- India vs Inditë Perëndimore
8- iPhone 14
9- Jeffrey Dahmer
10- Premiere League indiane
Top Channel