Boksierja braziliane thotë se pret djem në shtëpi për ‘t’i mundur në tapet’, dhe më pas të paguajnë shërbimin (fotot)

08/12/2022 15:26

Boksierja e mundësja braziliane e stilit xhiu-xhitsu, Sophie Larissa Weiss thotë se kalon ditën duke mundur djemtë në tapetin e shtëpisë së saj në Barnsley, Britani, të cilët më pas paguajnë për shërbimet.

Ish-modelja erotike thotë se bën stërvitjen e pazakontë prej disa vitesh edhe pse kritikohet për “shërbimet” e saj nga komentues që thonë se nuk ka të bëjë me sportin por me anën erotike të sportit.

Në një intervistë me mediat ajo thotë Sophie: “Profesioni im është të rrah burrat. Ata preferojnë që unë t’i mund me stilet e mia të mundjes apo dhe t’i godas me grusht”.

“Njëri erdhi njëherë prej Madridit që unë ta rrihja e ta hidhja në tapet. Unë kërkoj 500 dollarë ora dhe ai gjeti një fluturim të lirë dhe erdhi në hotel”.

“Babai im më thotë se është zbavitëse dhe i ka thënë miqve të tij se ‘oh bija ime ka si profesion të përplasë burra përtokë’.”

Sophie ka qenë modele prej moshës 19 vjeçare por babai i saj ‘bodybuilder’ i mësoi stërvitjen dhe artet marciale, për të luftuar anoreksinë.

Ajo pranon se të ftosh të huaj në shtëpi është e rrezikshme por deri tani nuk ka pasur probleme.

“Mamaja ime erdhi dhe pa tapetet e mundjes e më tha ‘vërtet kështu jeton ti?’ sepse unë nuk kam televizor në dhomën e ndenies”.

Sophie thotë se shumica e “klientëve” të saj janë mbi 40 vjeç dhe se “ndoshta po kalojnë kriza të moshës së mesme”.

Ajo shton se shpesh kritikohet për mënyrën sesi fiton para, por vetë është e kënaqur dhe kërkon të shkojë në SHBA ku ka më shumë kërkesë.

“Njerëzit gjithnjë më komplimentojnë për trupin sepse jam e stërvitur, por kjo vjen vetëm nga mundja”.

FOTO GALERI
2/5
Ish-modelja erotike thotë se bën stërvitjen e pazakontë prej disa vitesh

Top Channel