Blogger-i amerikan i kërkon aktorit ‘The Rock’ ‘të pranojë’ përdorimin e steriodëve (fotot)

08/12/2022 21:37

Komentuesi i njohur amerikan Joe Rogan i bënte thirrje dje aktorit të njohur për muskujt e tij Dwayne “The Rock” Johnson, të “bëhet i sinqertë” dhe të pranojë përdorimin e steriodëve për ruajtjen e fizikut të tij të ekzagjeruar.

Në episodin e tij të fundit në rrjet ‘The Joe Rogan Experience’, Rogan nisi të fliste për deklaratat e Brian “Liver King” Johnson për përdorimin e steroidëve, dhe jo ato që reklamonte si dieta e mishit të gjallë, ushtrimet fizike apo programet e shëndetit që ushtronte.

Por gjatë bisedës Rogan përmendi dhe  50-vjeçarin e njohur si “The Rock” për të cilit tha se tashmë ka ardhur koha të pranojë përdorimin e substancave të huaja influencuese.

“The Rock duhet të tregohet transparent tashmë,” tha Rogan sipas rrjetit Newsweek.

Ai shtonte më tej: “Nuk ka shanse që ai të jetë i pastër. Aq i fryrë sa ç’është Rock në moshën 50 vjeçare?”

Ndërsa biseda bëhej akoma më e çuditshme kur Rogan supozonte edhe gjëra më të mbrapshta teksa komentonte nje foto të aktorit: “Këtë nuk mund ta arrish as me HRT [terapi zëvendësimi hormonesh]. Ai është shumë më i madh sesa kush ishte 30 vjeç.”

Terapia e zëvendësimit të hormoneve bëhet në SHBA nga njerëzit që duan të ndryshojnë gjininë e tyre, duke sugjeruar se këtë mund të këtë bërë edhe Johnson.

Rogan tha se Johnson duhet të ketë përgjegjësi për fansat e tij.

Ai shtonte se dhe aktori i Disney, Chris Hemsworth ka përdorur terapi hormonesh për rolin e tij në filmin Thor por nuk ofronte prova për pretendimet.

Rrjeti Newsweek shtonte Johnson ka pranuar se ka provuar steroidë kur ishte adoleshent por thotë se ruan formën me dietë dhe ushtrim fizik.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel