Berberi i Kupës së Botës që ka shkuar në Katar për t’u kujdesur për yjet e kombëtares së Anglisë (fotot)

08/12/2022 15:59

Berberi i njohur i kombëtares angleze Ahmed Alsanawi ka shkuar në Katar për t’u kujdesur për flokët e shumë prej yjeve të kombëtares që luajnë në Kupën e Botës.

Por së fundmi ai po kontraktohet për të prerë dhe flokët e shumë nga futbollistët e kombëtares franceze.

Talenti i Ahmed është shumë i kërkuar kështu që në përplasjen e madhe të së shtunës Angli-Francë ai besohet se do të jetë me një këmbë në të dyja kampet.

Në llogarinë e tij në mediat sociale ai postonte foto të lojtarëve si Phil Foden e Marcus Rashford teksa tregon se ka stiluar flokët dhe të disa lojtarëve të kombëtares belge.

Ai thotë: “Pres rregullisht flokët e Marcus Rashford, Jack Grealish e Phil Foden,

“Jam i rezervuar më tej nga kombëtaret e Anglisë e Francës, cilado që të kalojë përpara në ndeshjen e të shtunës”.

Alsanawi ka dyqanin e tij A Star Barbers, në Chessington, teksa shpjegon: “Ata gjithmonë presin flokët para ndeshjes. Do të më pëlqente që ta bënin më mirë në mëngjes por ata duhet të jenë të fokusuar dhe të stërviten”.

“Ata performojnë para miliona njerëzve kështu që imazhi është shumë i rëndësishëm”.

Ahmed thotë se ka nisur biznesin e tij në 2013 me bashkëshorten Tanya.

Në pak kohë ai arriti sukses dhe priste si klientë futbollistë të ndryshëm.

Në të kaluarën ai ka punuar me futbollistët e klubit Chelsea në Londër por u nda me ta prej akuzave se po përdorte yjet e klubit për të promovuar floktoren e tij.

Një sondazh në Britani thote se 31% e burrave kopjojnë modelet e flokëve të futbollistëve të preferuar.

FOTO GALERI
1/5
Ahmed Alsanawi me Jack Grealish te Anglise

Top Channel