Aksident në Shkodër/ Humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë rrugës për në spital 38-vjeçari (Emri)

08/12/2022 22:07
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Hot të Malësisë së Madhe, ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga.

Sipas policisë viktima i identifikuar si Martin Lulaj ka humbur kontrollin e mjetit tip “Opel”, e më pas ka dalë nga rruga duke marrë plagë të rënda.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel