Demokratët fituan në balotazhin e Xhorxhias, duke vulosur kështu kontrollin e Senatit, pas garës së ashpër të zhvilluar në këtë shtet.
Raphael Warnock arriti të zmbrapsë rivalin republikan Herschel Walker në një përballje që kishte mbetur e pezull prej muajsh pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Partia e presidentit Joe Biden ka tani shumicën në dhomën e lartë të Kongresit amerikan, me 51 vende kundrejt 49 që siguruan republikanët.
Të dy kandidatët zhvilluan takimet e fundit një ditë para se votuesit t’i drejtoheshin kutive të votimit. Sondazhet e kishin treguar një epërsi të lehtë të senatorit demokrat kundrejt Walker-it, të mbështetur nga ish-presidenti Donald Trump.
Fitorja e Warnock forcon tashmë statusin e Xhorxhias si një shtet që mund të luajë rol përcaktues në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ajo i jep gjithashtu demokratëve më shumë ndikim në komisionet dhe emërimet në gjyqësor. Në zgjedhjet e përgjithshme të 8 nëntorit demokratët siguruan kontrollin e Senatit, ndërsa republikanët fituan Dhomën e Përfaqësuesve.
Top Channel