Veç aktrimit dhe drejtimit të “Më lër të flas”, vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses.

Por padyshim që dhe jeta e tyre private tërheq një vëmendje shumë të madhe.

Djemtë nuk ngurrojnë që të na tregojnë momente nga përditshmëria e tyre, por më i fundit i postuar nga Romeo është me të vërtetë i veçantë. Pak orë më parë, ai ka ndarë një foto nga fëmijëria e tyre së bashku me vëllanë tjetër, Marion dhe babanë e tyre. Këtë postim, aktori ia ka dedikuar këtij të fundit i cili feston sot ditëlindjen duke e uruar me fjalët më të bukura.

“Gëzuar ditëlindjen superhero”

Para pak ditësh Romeo publikoi një projekt të ri muzikor i cili është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Diona Fona dhe titullohet “Amante”.

Ky duet ishte një surprizë nga artistët, të cilën e kanë mbajtur të fshehtë dhe e kanë lajmëruar vetëm disa ditë më parë me anë të një video ‘TikTok-u’ të publikuar në Instagramin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA