Polonia po përgatitet të vendosë sistemin e mbrojtjes ajrore në territorin e saj

07/12/2022 09:06

Polonia po përgatitet të vendosë sistemin e mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, pas shpërthimit të raketës që i mori jetën dy personave.

Ky sistem i mbrojtjes ajrore u ofrua nga Gjermania, e cila reagoi pas shpërthimit të raketave.

Varshava fillimisht e kishte refuzuar ofertën, duke thënë se më së miri do të dërgohej në Ukrainë.

Sipas Sky News pas disa diskutimeve, Gjermania ka refuzuar të vendosë sistemin në Ukrainë, kështu që Polonia tani do të pranojë ofertën fillestare.

“Pasi bisedova me Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, isha i zhgënjyer që pranova vendimin për të refuzuar mbështetjen e Ukrainës. Zbarkimi i Patriotëve në Ukrainën perëndimore do të rriste sigurinë e polakëve dhe ukrainasve. Kështu që ne vazhdojmë me aranzhimet e punës për vendosjen e lëshuesve në Poloni dhe lidhjen e tyre me sistemin tonë të komandës”, shkroi në Twitter ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

Gjermania më parë deklaroi se sistemi i mbrojtjes ajrore ishte menduar për përdorim në territorin e NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA