Dy vite me parë, qeveria shqiptare me një bashkëfinancim me bashkinë Shkodër, 75 me 25%, nisën financimin për një projekt që do të strehonte disa familje të komunitetit rom në Shkodër.
Janë investuar jo pak por 713 milion leke të vjetra, jo për banesa të mirëfillta por për 27 kontejner të improvizuara si shtëpi. Sot, pas një jave që familjet janë strehuar, ka dalë në pah edhe cilësia e punimeve të realizuara.
Pas reshjeve të para të shiut, thuajse të gjitha banesat pikojnë, uji futet brenda nga dritaret ndërsa në shume prej tyre, kondicionerët e vendosur të rinj, nuk funksionojnë.
Aktualisht janë 24 familje qe u akomoduan në te ashtuquajturat shtëpi sociale por vlera e investuar me 713 milion leke te vjetra për kontejner ngre dyshime për abuzime pasi me një shume të tillë, Shkodrës mund t’i shtohej një lagje e re me standarde normale.
Top Channel