Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covd19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku pas 457 testimeve kanë rezultuar të infektuar 17 qytetarë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,583 që nga fillimi i epidemisë.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 457 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit
7 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:
8 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Sarandë, 2 në Përmet, 1 në Vlorë.
Janë 181 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,583 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 7 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 457
Testime totale 2,011,673
Raste pozitive 332,358
Raste të shëruara 328,583
Raste Aktive 181
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 119
Vlorë 18
Gjirokastër 11
Fier 14
Berat. 6
Shkodër 5
Durrës. 3
Lezhë. 3
Elbasan. 2
Top Channel