Dolph Lundgren dërgoi Sylvester Stallone aksidentalisht në ‘kujdes intensiv’ gjatë filmimit të ‘Rocky IV’ (fotot)

07/12/2022 20:49

Aktori legjendar Sylvester Stallone ka luajtur në disa nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, edhe pse aty i ka qëlluar “të hajë një apo dy grushte”.

Në një prej këtyre roleve Stallone ka luajtur boksierin Rocky Balboa në serialin e filmave Rocky. Po në filmin e katërt të serisë, çështjet u bënë pak intensive dhe disi serioze me kolegun aktor Dolph Lundgren, që ishte në “rolin e antagonistit”.

Në serinë Rocky IV, Lundgren luan rolin e rivalit kryesor të Rocky i njohur si rusi-sovjetik Ivan Drago.

Teksa Stallone donte ta bënte dyluftimin të dukej sa më real në ekran, ai, i cili ishte dhe në rolin e regjizorit kishte instruktuar  Lundgren të godiste disa grushte vërtet të forta.

Dhe rrjedhimisht një prej tyre goditi plotësisht Stallone, duke e dërguar në spital për nëntë ditë.

Revista Hollywood Reporter ka zbuluar disa intervista të vjetra për incidentin e papëlqyeshëm me Stallone, duke veçuar disa nga replikat.

“E dija që do të isha në telashe kur erdha, dhe ti ishe me murgeshat në kujdesin intensiv në spital, por me the vetë që të harroje skenarin dhe të më godisje me të vërtetë”, kishte thënë Lundgren.

Ai e kishte bërë këtë, dhe pasi mbaruan xhirimet e ditës Stallone e dinte se kishte diçka që nuk shkonte.

Stallone thotë se grushti e kishte kapur në brinjë duke goditur kafazin e kraharorit, çka sipas tij e kishte në të ndjehej sikur “ishte përplasur nga një autobus”.

Lundgren tha me shaka: “Unë vetëm zbatova urdhrat – Ai ishte shefi dhe bëra të që më tha ai. Kur u kthyen në Los Angeles producenti më tha se kemi dy javë pushim sepse Sylvester ishte në spital”.

Në një tjetër intervistë aktori ka thënë: “Mendoj se ishte pak si një mashtrim me sigurimet. Dua të them se e godita me të vërtetë sepse asokohe ai ishte në formë të mirë”.

Dy aktorët Stallone e Lundgren kanë luajtur më pas në fimin e aksionit ‘Expendables 4’ dhe duket se nga incidenti nuk ka pasur hatërmbetje mes tyre.

FOTO GALERI
2/5
Po në filmin e katërt të serisë, çështjet u bënë pak intensive dhe disi serioze me kolegun aktor Dolph Lundgren, që ishte në “rolin e antagonistit”.

Top Channel