“British Fashion Awards 2022” u zhvilluan në Royal Albert Hall të Londrës më 5 dhjetor, me një listë të ftuarve të mbushur me yje dhe një grup të jashtëzakonshëm të të nominuarve.

E organizuar nga Jodie Turner-Smith, nata kishte për qëllim të bashkonte komunitetin krijues për të njohur ata që janë në fokus të ndryshimit dhe inovacionit.

Kategoritë përfshijnë ‘Stilistin/en e Vitit’, të cilën e zgjedhin për koleksionet inovative që kanë pasur një ndikim të dukshëm në industri, së bashku me ‘Modelin/en e Vitit’, që po ashtu ka arritur një ndikim global që përgjatë 12 muajve të fundit ka dominuar industrinë.

“Modelja e vitit” për këtë vit u shpall Bella Hadid, ndërsa me çmimin “Stilisti i Vitit” u nderua Pierpaolo Piccioloi.

Ceremonia e këtij viti përfshiu gjithashtu 15 “Udhëheqës të Ndryshimit”, të cilët theksuan stilistët, markat dhe krijuesit që kanë bërë një ndryshim pozitiv brenda industrisë.

Il look vintage di Gucci di Bella Hadid sensuale per il compleanno

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA