
Një YouTuber që luan piano në vende të pazakonta, pretendon se është i pari që i bie instrumentit plotësisht nën ujë.
I zhytur në det me pianon e tij, Joe Jenkins luajti ‘Under the Sea’ nga The Little Mermaid i Disney. Pianisti i cili ka më shumë se 4.15 milionë abonentë në YouTube tha kishte dy vjet që e planifikonte këtë gjë.
Ai tha se nga ana logjistike, me shëndetin dhe sigurinë, kishte qenë një sfidë e madhe. Në videon e tij të fundit, Jenkins, nga Bristol, shihet i veshur me pajisje zhytjeje, duke përfshirë aparatin e frymëmarrjes, ndërsa luan një piano të verdhë që përdorte mekanizma plastikë në vend të drurit.
Në një bisedë me BBC, Jenkins tha se video erdhi pasi dikush e “sfidoi” atë të provonte detyrën disa vjet më parë.
Top Channel