Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjoba ndaj partive politike që fshehën financimet në zgjedhjet 2021.
KQZ ka gjobitur Partinë Socialiste me 5. 5 milion lekë (55 mln lekë të vjetra) për shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Sipas Komisionit, PS ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore nga kandidatët dhe subjektet politike.
Partia Demokratike është gjobitur me 700 mijë lekë (7 mln lekë të vjetra) për shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Edhe PD, sipas Komisionit ka tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore
Vendimet janë pas auditimeve te ekspertëve ligjorë, por do të jetë KAS që do të japë vendimin përfundimtar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur 13 parti gjithsej:
PS 5. 5 mln lekë
PD 700 mijë lekë
PDK 100 mijë
Lzhk 100 mijë
LEGALITETIT 500 mijë
PR 500 mijë
Lzhk 500 mijë
Balli Komb. Demokrat 500 mijë
Nisma Thurje 600 mijë
Bindja Demokratike 600 mijë
Lëvizja Demokratike 600 mijë
Psd 600 mijë
Balli Kombëtar 600 mijë
LSI, është e vetmja parti me raport të rregullt sipas Komisionit dhe nuk është gjobitur.
Top Channel