Artistja Julka Gramo ishte e ftuara e radhës në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ajo ka rrëfyer nëse bashkëshorti i saj Andi bëhet xheloz për partnerin e saj të kërcimit në Dancing With The Stars, Silvesterin, pasi pas nisjes së spektaklit ajo kalon një kohë të madhe me të në prova.

Dalina: Ti thua ngela gjithë kohës me Silvesterin…

Julka: Është e vërtetë.

Dalina: Si i tingëllon Andit?

Julka: Një gjë normale sepse ndoshta burri im nuk është nga ata burrat tradicionalë të tipit pozicioni burrë- grua, gruaja rri në shtëpi  dhe nuk mund të dalë me dikë tjetër. Nëse do të ishte kështu nuk do të ishte bashkëshorti im, Andi është artist vetë, ka qenë në skenë, ka qenë dj kohë më parë, madje edhe në disa vende në Itali që do isha shumë xheloze, është shumë interesante, por aspak, nuk ka pasur asnjë lloj problemi. Madje janë njerëzit që e ngacmojnë që pas asaj sparkatës së famshme. Kur e shohin i thonë ‘andi mirë ee’?  

Fatma: Duke ditur që është një ndër menaxherët më të mirë në Shqipëri si të shikon nga ana artistike?

Julka: Është kritik më tepër nga ç’duhet.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA