Vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet që të sjelli zhvillim të përkohshëm të vranësirave kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qendrore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor –Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Republika e Kosovës pritet të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat parashikohet të zhvillohen herë pas here duke gjeneruar reshje të pakta. Reshjet në Kosovë do të jenë shiu dhe dëbore në zona të izoluara.

Top Channel