U distancuan pa asnjë zënkë, Remili tregon hatërmbetjen ndaj Loridës: Vendosja e varëses së Arbrit tregon…

06/12/2022 19:02

Gjërat ndryshojnë në mënyrë të papritur në “Përputhen”. Sapo të shihet një dritë në fund të tunelit për lidhjen mes çifteve, befas ata largohen a e kuptuar.

Kështu ndodhi edhe me Loridën dhe Remilin, të cilët u larguan pa asnjë arsye konkrete me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e sotme Remili ka bërë me dije arsyen duke thënë se vendosja e varëses së Arbrit nga ana e Loridës, do të thotë shumë për të, pasi ajo kishte thënë se nëse e vendos mund të rinisë sërish takimet me të.

Lorida: Për takimin unë mendoj se kam pasur shumë të drejtë. Unë nuk mërzitem nëse dal keq, jam kjo që jam. Pse ndryshove 180 gradë ndaj meje?

Remili: Kur ndryshove fjalën për Arbrin se the do ndërpres takimet sapo të heq varësen, e hoqe dhe e vure prapë. Ky gjest nuk më pëlqen dhe prandaj i kam ndërprerë kontaktet me ty. Unë me një njeri timin kam qëndruar 8 vite pa folur se më ka mbetur hatri.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA