Rrjeti mediatik i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare hetim të vrasjes së gazetares nga ushtria e Izraelit (fotot)

06/12/2022 21:34

Rrjeti mediatik i Katarit, Al Jazeera ka dorëzuar sot në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës kërkesën formale për hetim të vrasjes së gazetares veterane Shireen Abu Akleh, teksa ajo mbulonte bastisjen e ushtrisë izraelite në ndaj territoreve të pushtuara palestineze në Bregun Perëndimor.

Abu Akleh, gazetare palestinezo-amerikane që punonte për Al Jazeera prej 25 vitesh, u vra nga forcat izraelite më 11 maj në një rrugë në Xhenin të Bregut Perëndimor.

Kerkesa e depozituar sot përfshin pamje të reja video që tregojnë se ushtria izraelite po qëllonte me armë ndaj gazetarëve, kur Abu Akleh e kolegët e saj ishin në rrugë, tha avokati Rodney Dixon.

Kronologjia e prodhuar nga provat tregojnë se megjithëse Abu Akleh mbanin helmetë dhe jelekë me mbishkrimin “PRESS”, ajo u vra mes shkëmbimit të zjarrit.

Në shtator ushtria izraelite tha se kishte “shumë mundësi” që një ushtar izraelit ka qëlluar aksidentalisht gazetaren, por nuk nisi asnjë hetim kriminal.

Padia përfshin gjithashtu raste të tjera të sulmeve ndaj gazetarëve palestinezë të shënjestruar nga autoritetet izraelite, siç ishte bombardimi i zyrave të Al Jazeera gjatë sulmit ajror në Gaza  në konfliktin e rëndë të vitit që shkoi.

“Kjo ka për qëllim të tregojë se sulmet nuk kanë filluar tani dhe se Al Jazeera është shënjestruar vazhdimisht ,” tha Dixon, i cili hetoi vrasjen e Abu Akleh, dhe plotësoi provat e dorëzuara në gjykatë për llogari të Al Jazeera.

Një tjeter dëshmitare në dosje është gazetarja e Al Jazeera, Givara Budeiri, e arrestuar nga ushtria izraelite në vitin 2021, e cila u keqtrajtuar dhe pajisjet e kamerat u shkatërruan nga ushtarët, gjatë një proteste në Jeruzalemin Lindor, në përvjetorin e 54 të Naksa, eventit të njohur të vitit 1967 kur Izraeli sekuestroi shumicën e tokave palestineze.

“Ajo u ndalua, u rrah dhe u torturua më 5 qershor 2021,” tha Dixon.

“Ajo që ne theksojmë është se arsyeja e këtij trajtimi është sepse punonin për rrjetin Al Jazeera,” tha ai.

“Provat tregojnë se Shireen ishte një gazetare e kujdesshme, duke menduar gjithmonë për të mbrojtur veten deh të tjerët, siç ndodhi dhe në ditën e tragjedisë, prandaj të gjithë dëshmitarët u shokuan kur ajo u qëllua papritur, drejtpërdrejt”, tha Dixon said.

Ai shpjegonte më parë se kishte një “kod të pashkruar” sipas të cilit forcat izraelite u thonin gazearëve që ishin të padëshiruar në zonë ose qëllonin gaz lotsjellës dhe të shtëna paralajmërimi.

Por vrasja e Abu Akleh ndodhi “në një situatë të papritur, duke bërë njerëzit të mendojnë se radhën do e kenë ata”.

“Kjo është diçka e re që tregon se nuk ka me asnjë kufi. Gazetarët tremben se kudo që shkojnë mund të qëllohen në çdo moment dhe pasoja nuk do të ketë”, shton avokati për padinë e ngritur.

FOTO GALERI
2/3
Abu Akleh, gazetare palestinezo-amerikane që punonte për Al Jazeera prej 25 vitesh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA