Live/ Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me pankarta në duar: Nuk i ke larë hesapet me studentët
Dy persona të cilët qarkullonin me armë zjarri në automjetin me të cilin po lëviznin janë arrestuar nga policia në Lezhë.
Në pranga ranë, 25-vjeçari D. Gj dhe 29-vjeçari A. N. Gjatë kontrollit në automjetin e tyre tip “Dodge”, janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me 5 fishekë në të, fenelina dhe dylbi.
Të rinjtë, të dy banues në fshatin Tale, Lezhë, akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionet” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan automjeti, arma e zjarrit pistoletë, fenelinat, dylbitë dhe aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel