Mbreti qëllohet me vezë, Charles III sulmohet gjatë një takimi

06/12/2022 19:17

Mbreti Charles III u qëllua këtë të martë me vezë ,për herë të dytë brenda një muaji .

Truprojat ndërhynë me shpejtësi për ta larguar monarkun nga vendngjarja  në Luton teksa ai po përshëndeste publikun.

ndërkohë policia tha se arrestoi menjëherë autorin. Mbreti ka udhëtuar gjerësisht në të gjithë Britaninë që kur u bë monark pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, në shtator. Ai do të vizitonte disa vende në Luton të martën.

Muajin e kaluar një i ri 23-vjeçar u arrestua pasi qëlloi me vezë mbretin dhe gruan e tij Camilla, gjatë një vizite në York, Anglinë veriore.

Ndërkohë këtë të martë Mbreti dukej i relaksuar teksa takoi publikun gjatë vetëm një ditë pasi Duka i Sussex foli për një ‘lojë të pistë’ në një trailer për serialin e tij të ri në Netflix.

Familja mbretërore po përgatitet për një breshëri tjetër akuzash nga Harry dhe Meghan kur seriali të nisë të enjten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA