Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës – Serbi, Miroslav Lajçak të martën ka filluar nisur takimet në Prishtinë.

Siç tha vetë ai, këtë herë jo për menaxhim krize, por për të shtyrë përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve si pjesë e planit të Bashkimit Evropian, duke paralajmëruar edhe një takim mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Procesi i normalizimit do të fillojë brenda disa javësh me diskutime dhe mbetet në dorën e palëve, nuk duam ta zvarrisim, momenti është tani por nuk do të jetë përgjithmonë. Nuk jam pro afateve, kishim shumë afate kohore, por deri në mars do të shohim se ku jemi në procesin e normalizimit.

Ndërkohë nga Samiti i BE-së në Tiranë, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell bëri të ditur që Kosovës e Serbisë u është dorëzuar një version i fundit i planit të Bashkimit Evropian për normalizim.

“Teksti i versionit të fundit u dërgua dje në Beograd dhe sot në Kosovë, dhe tani duhet të fillojnë një diskutim serioz, sepse ky është një moment në të cilin ka një mundësi të madhe”

I dërguari i BE-së për dialogun tha se me kryeministrin Kurti, njësoj sikur edhe me Aleksandar Vuçiç një ditë më parë, diskutoi edhe për dorëheqjet e serbëve nga institucionet.

Një gjë është e sigurt, që kemi një vakuum, vakuum të sigurisë që nuk është e mirë për askënd dhe duam të kthehemi në situatë normale ku policia janë atje dhe kryejnë punën e tyre dhe sistemi gjyqësor të funksionojë. Kjo është ajo se çka desha të dëgjojë nga të dy palët dhe si Bashkim Evropian jemi të gatshëm të asistojmë në kthimin e situatës në normalitet.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak njoftoi se u diskutua edhe për zgjedhjet lokale të dhjetorit dhe se shpreson të mos bëhen faktor i destabilizimit në Veri.

Top Channel