Komisioni Evropian po shqyrton një ndalim të investimeve të reja në sektorin e minierave të Rusisë, si pjesë e një grupi të ri sanksionesh ndaj Kremlinit.
Sipas Financial Times (FT) ndalimi do të jetë pjesë e paketës së nëntë të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) që zyrtarët po planifikojnë ta diskutojnë me vendet anëtare.
Zyrtarët shpresojnë që ndalimi, i cili do të përjashtojë disa produkte specifike, të miratohet deri në fund të javës së ardhshme.
Sky News shkruan se FT deklaroi se paketa e re e sanksioneve mund të përfshijë gjithashtu kontrollet e eksportit mbi teknologjitë civile që Brukseli beson se Rusia po përdor për të mbështetur fabrikat e saj të armëve, ndalim të transaksioneve me tre banka të tjera ruse dhe sanksione të synuara kundër 180 individëve të tjerë.
Top Channel