Komisioni Europian ka kërkuar të shpjegojë publikisht se një paragraf i raportit vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, publikuar më 5 dhjetor, i kërkonte Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi që t’i vendosin regjim vizash Kosovës, por ky sipas krahut ekzekutiv të bllokut europian, ishte një gabim.

Komisioni të përpoq tq sqaronte se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimet e tij dhe se e vazhdon ta mbështesë me forcë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mund të konfirmoj se nuk ka absolutisht asnjë ndryshim në qëndrimet e Komisionit Europian dhe se ne, absolutisht e mbështesim lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor“- u shpreh Eric Mamer, zëdhënës i KE.

Paragrafi ishte shoqëruar me arsyetimin se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk i kanë përshtatur politikat e vizave me ato të BE-së. Shtetasit e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në këto dy shtete, por jo edhe në ato të Bashkimit Evropian, që përbëjnë pjesën më të madhe të zonës me lëvizje të lirë, të njohur si Schengen.

Javën e kaluar, zyrtarë të BE-së miratuan një vendim, sipas të cilit, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen do të hyjë në fuqi jo më larg se më 1 janar të vitit 2024. Vendosja e paragrafit në fjalë shkaktoi reagime në mesin e zyrtarëve kosovarë. Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e cilësoi si “të papranueshme” kërkesën për regjimin e vizave, por më pas shtoi se KE-ja do ta përmirësojë këtë gabim.

Top Channel