Një guidë turistike dhe një shpërndarës i vogël drogash janë dënuar sot me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e një turisteje evropiane në shtetin jugor indian të Kerala.
33 vjeçarja letoneze Liga Skromane, e cila jetonte prej kohësh në Irlandë, kishte udhëtuar drejt Kerala me motrën e saj për të kërkuar trajtime indiane alternative ndaj depresionit.
Por ajo u zhduk nga rezorti në qytetin bregdetar të Kovalam më 14 mars të vitit 2018. Motra e saj Ilze tha se Skromane shkoi për të blerë cigare por nuk u kthye me kurrë.
Trupi i saj në kalbëzim e i copëtuar u gjet pas 38 ditësh nga dy peshkatarë rreth 30km larg rezortit të shërimeve alternative ku gratë po qëndronin.
Gjykata e qendrës Thiruvananthapuram u pronouncua për 31 vjeçarin Umesh, 31, e 28-vjeçarin Udayakumar duke i shpallur fajtorë për përdhunim, vrasje, pengmarrjen dhe shitje lëndësh narkotike.
Në gjykatë u tha se dy të rinjtë, nje prej te cilëve punonte si guide turistike, kishin joshur turisten letoneze me marijuanë, duke e “droguar rëndë” para se ta përdhunonin dhe ta mbysnin.
Gjykatësi K Sanil Kumar urdhëroi që të akuzuarit të mbeten në burg deri në fund të jetës, pa të drejtë lirie me kusht.
Të dy ata u gjobitën me165,000 rupi secili ($1800), për të cilat gjykata tha se do të shkojnë për familjarët e viktimës.
Të dënuarit thonë se janë të pafajshëm, megjithë verdiktin e dhënë.
Vrasja e Skromane shkaktoi zemërim të gjerë në Indi, teksa motra e saj mori përsipër të ndiqte çështjen deri sa ta gjente.
Ilze kishte depozituar ankesën e personit të humbur me policinë dhe kishte denoncuar në disa distrikte duke kërkuar informacion.
Para dhënies së dënimit, partneri irlandez i Skromane, Andrew Jordan tha se gjyqi kishte shkaktuar shumë emocione.
“Gjyqi hodhi dritë mbi disa të errëta dhe dhimbjen e familjes, hidhërim ndaj përgjegjësve, dhe dashuri për shpirtrat e mirë që luftojnë të keqen,” tha ai për rrjetin Irish Mirror.
Top Channel