“Europe right way, not the Rama way”/ Demokratët nisin protestën, marshojnë nga qendra drejt ish-hotel Dajtit

06/12/2022 11:55

Liderët e rajonit dhe Europës kanë mbërritur në sheshin Italia për samitin BE-Ballkani Europian, ndërsa demokratët u mbledhën në selinë blu për protestën që sikurse ata e quajnë është “pro samitit dhe kundër kryeministrit Edi Rama”.

Protestuesit po marshojnë nga selia e Partisë Demokratike drejt ish-hotel Dajtit ndërkohë që është ndërtuar një skenë lëvizëse, në të cilën është parashikuar të flasin 12 demokratë. Demokratë të tjerë po marshojnë nga sheshi Skënderbej dhe nga Tajvani drejt Hotel Dajtit.

Protestës iu bashkua dhe Partia e Lirisë, me kryetarin Ilir Meta, Petrit Vasil, Tedi Blushi dhe mbështetës të tjerë të PL.

Për këtë protestë, në ditën kur në Tiranë janë të gjithë liderët europianë, demokratët janë përgatitur me pankarta në anglisht, ku përçojnë mesazhet e tyre pro samitit dhe kundër Ramës. Ata mbajnë flamujt e Shqipërisë dhe Bashkimit Europian  në duar dhe përsërisin

 

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA