Burri që u hodh drejt vdekjes në parkun e Disneyland, ishte bir i producentit të njohur amerikan (fotot)

06/12/2022 18:50

Drejtori i një shkolle fillore në SHBA, që u hodh drejt vdekjes pas letre të vrazhdë që kishte lënë online, ishte biri i një producenti të njohur muzikor në Disney.

51 vjeçari Christopher Christensen, i cili vrau veten të shtunën, ishte biri i James “Jim” Christensen, që ka kompozuar dhe drejtuar shfaqjet muzikore të Disneyland, shkruan rrjeti Theme Park Insider .

Ndërsa Christensen-i i ri kishte drejtuar shkollën fillore të Huntington Beach për 22 vjet, para se të vriste veten të shtunën.

Ai zgjodhi ta bënte këtë natën kur parku qëndronte hapur deri në mesnatë për ceremoninë e qirinjve, kur bashkohen dhjetra muzikantë dhe emra të njohur të Disney.

Por kjo ishte gjithashtu dita para të hënës, kur ai duhet të dilte në gjyq për akuzat e rrezikimit të fëmijës dhe dhunës shtëpiake.

Christensen ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave, pas arrestimit më 15 nëntor dhe lirimit me kusht me një garanci prej $10,000.

Në një postim të gjatë në rrjetin Facebook, ai fajësonte sistemin ligjor “me gabime” për “përmbysjen e padrejtë të jetës së tij”.

Chris, i cili kishte fituar titullin “Drejtori i vitit” për rajonin ‘Valley School District’, ishte edhe vetë muzikant dhe performonte në violinçel në koncerte ose evente.

Por në postimin e tij final në Facebook, Christensen fajësonte akuzat e ngritura ndaj tij për aktin e rëndë, dhe refuzonte problemet në martesën e tij me bashkëshorten Marlena.

“E urrej kur njerëzit largohen nga toka me kaq shumë pyetje pa përgjigje, shpresoj që kjo të sjellë pak reflektim e perspektivë”, shkruante ai.

“Marlena dhe unë e duam njëri-tjerin dhe martesa jonë ka qenë e mrekullueshme … deri kohët e fundit”, tregon burri i zhgënjyer.

“Për fat të keq dy javë më parë ne patën një debat të nxehur para dy vajzave ku u përdorën fjalë të forta,” shpjegon ai.

Ai insiston se nuk kishte goditur apo lënduar kurrë gruan e tij apo të prekte vajzat.

“Për fat të keq Marlena doli fitimtare atë natë dhe thirri policinë, duke më çuar mua në rajon. Po, mua, që nuk kam goditur apo lënduar kurrë njeri në jetën time”, shtonte ai ne leter.

Autoritetet thanë se vijojnë hetimet.

FOTO GALERI
2/5
Christensen-i i ri kishte drejtuar shkollën fillore të Huntington Beach për 22 vjet, para se të vriste veten të shtunën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA