Biden do të vizitojë kompaninë e mikroprocesorëvë në Arizona

06/12/2022 20:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden udhëton sot drejt Arizonës për të vizituar një fabrikë të prodhimit të mikroprocesorëve.

Vizita vë në pah rolin e rëndësishëm që po luan ky shtet në rikthimin e prodhimit të mikroprocesorëve brenda vendit.

Zoti Biden pritet të vizitojë fabrikën e re që kompania gjigande tajvaneze e mikroprocesorëve TSMC po ndërton në Feniks.

Në muajin gusht Presidenti Biden firmosi Aktin për Mirkroprocesorët dhe Shkencën, një përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur fondeve masive që Kina shpenzon për industrinë e saj të mikroprocesorëve.

Ligji i firmosur nga zoti Biden vë në dispozicion 52 miliardë dollarë financime për prodhimin e mikroprocesorëve nga kompanitë amerikane. Mikroprocesorët janë komponentët bazë për një sërë artikujsh, që nga telefonët inteligjente, automjetet elektrike dhe sistemet e armëve.

Arizona ështe mes shteteve që synon të përfitojë nga fondet federale. Fabrika e re e kompanisë TSMC, i shtohet kompanisë së teknologjisë Intel dhe kompanive të tjera që kanë fabrikat e tyre të prodhimit në Arizona, duke ndihmuar në krijimin e mijëra vendeve të reja të punës.

Shteti i Arizonës ka numrin më të lartë të kolegjeve të inxhinierisë në SHBA. Aktualisht në Arizona studiojnë 30 mijë studentë inxhinierie, që përgatiten për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA