Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
42 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit nga 532 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë në Tiranë, nga 4 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 3 në Kuçovë, nga 2 qytetarë në Delvinë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Divjakë, Tepelenë, Pogradec, Berat.
Janë 182 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,565 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika ( 6 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 532
Testime totale 2,011,216
Raste pozitive 332,341
Raste të shëruara 328,565
Raste Aktive 182
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 122
Vlorë 15
Gjirokastër 11
Fier 11
Berat. 8
Shkodër 5
Durrës. 4
Lezhë. 3
Elbasan. 2
Korçë. 1
Top Channel