Rikthehet në “Për’Puthen”, Bora Zemani ka një mesazh për të gjithë!

05/12/2022 20:11

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Të premten e kaluar në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku moderatore tashmë të gjithë e dimë që është Bora janë zbuluar disa surpriza, ku një prej tyre është se Bora na la të kuptojmë se do të rikthehet si moderatore në “Për’Puthen”, pas largimit të Ori Nebiajt.

E duket se kështu ka ndodhur, pasi vetëm pak më parë Bora ka postuar disa foto në Instagram nga studio e emisionit, ku ka treguar se tani e tutje do të jetë edhe moderatore e “Për’Puthen”. Në postim Bora shkruan:

“U përputha prap me “Për’puthen”  Ky do të jetë një dhjetor festiv, me kërcime në @dwts.albania dhe dashuri në @perputhen_tch”

 

Top Channel