Nesër samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

05/12/2022 10:22

Disa nga rrugët kryesorë të kryeqytetit, do të bllokohen ditën e e nesërme me 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian, ku do të vijnë liderët e unionit.

“Vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, ku e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit do bllokohet, ndërsa perimetri do të vijojë me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”.

Rrugët që do të bllokohen:

“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;

Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;

Rruga “Dervish Hima”;

Rruga “Asim Zeneli”;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit; Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.”

Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;

“Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor

“Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Policia do rrethojë stadiumin Air Albania, dhe hotelin ku Liderët nga 44 shtete do të mblidhen për këtë samit.

Insistimit të opozitës për të protestuar në bulevardin dëshmorët e Kombit drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku publikisht i tha “Jo”, megjithatë opozita duket se nuk ka hequr dorë.

Në Tiranë nga departamenti media i Komisionit Europian kanë ardhur dy zonja të cilat po kujdesen edhe për detajet se ku do të qëndrojnë 600 gazetarë shqiptarë e të huaj akredituar për samitin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA