Kandidati i primareve, Fatmir Merkoçi i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se nuk është lejuar që të votojë të dielën.

Ai u shpreh se partia e djathtë nuk ekziston më, duke shtuar se është ftuar të jetë pjesë e primareve për të treguar konservatorizmin.

Merkoçi: Një parti e djathtë vdiq mbaroi, për sa kohë ka një vit se ka një problem të madh në PD dhe ka një problem të madh, se duhet ta thotë njëherë Berisha dhe do e mbështesin të tjerët, nuk kam parë që një deputet…kam 32 vjet në PD e njoh mirë fare.

Boçi: Kjo është e vërteta jote, unë po them atë që kam përjetuar vetë.

Merkoçi: Pse nuk e hapi askush kur unë bëra thirrje? Kur e bëtë që unë e kërkova publikisht për Portin e Durrësit.

Boçi: Jemi tek primaret.

Merkoçi: Unë jam ftu në primare për të tregu ç’është konservatorizmi, e djathta. Kjo ishte hajde lujm futboll me top basketbolli.

Merkoçi: Strukturat e PD-së janë zero. 32 mijë lista dhe kanë marrë pjesë 8 mijë vetë në Tiranë. Të gjithë të tjerët dilnin, të gjithë ata që kanë garuar duhet të dorëhiqen nga funksionet që janë. Alimehmeti po të kishte një vizion sadopak politik do tërhiqej që në fillim. Asnjëri në studio nuk e  thotë si ka mundësi që vjen kandidati me votu dhe nuk e lejn me votu…, vij nxjerr kartën e anëtarësisë dhe më e keqja se ishte edhe Berisha me mu, kryetari i partisë nuk reagoi fare.

Top Channel