Kriza pllakos Bordonë, prodhuesit e verës: Do heqim dorë nga vreshtaria!  

05/12/2022 16:41

Mbiprodhim, çmime në rënie, shitje dhe reputacion në gjysmë shtizë: rajoni i Bordosë në Francë, i famshëm për verën e tij, është pllakosur nga kriza si shumë pjesë të tjerë të Europës e botës.

Fermerët planifikojnë protesta të martën, pasi thonë se gjendja po bëhet dëshpëruese.

“Ne po vdesim ngadalë. Ka një emergjencë sot dhe kemi nevojë patjetër për një plan social”, tha Bastien Mercier, prodhues vere.

Vreshti më i madh AOC në Francë, me 110,000 hektarë të kultivuar, 85% e të cilave janë rrush me ngjyrë, po shkon drejt rrënimit. Hardhitë nuk kultivohen më. Në shumë raste, bodrumet janë plot, por arkat bosh. Ne e krahasojmë veten me fermerët e qumështit në të kaluarën dhe e kundërshtojmë “Bordeaux Bashing” që denigron prodhimin vendas, të konsideruar shumë të shtrenjtë ose jo mjaftueshëm në aspektin organic, thonë fermerët.

“Në vitet 1980 dhe 1990, kemi mbjellë me tepricë dhe sot e gjejmë veten me një milion hektolitra rezervë në plus. Nuk shesim më asgjë dhe nuk ka më asnjë çmim tregtimi”, tha Didier Cousiney, kreu i organizatës së prodhuesve vendas.

Një pjesë e prodhuesve po kërkojnë ndihmë financiare, sepse thonë se janë duke menduar të heqin dorë nga vreshtaria e të merren me aktivitete të tjera bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA