“Tempulli i dijes” në Gjirokastër/ Ish-nxënës të gjeneratave të ndryshme, botim historik për 100 vitet e liceut të dikurshëm
22/12 20:07
Fondi i Teatrit për të Rinj, ka mbërritur në fazën përfundimtare, dhe po mbahet në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli duke vijuar deri më 13 dhjetor.
14 shfaqjet teatrore që u realizuan nga ky fond do të finalizohen përgjatë kësaj periudhe.
Samela Skënderasi sjell sonte shfaqen “Kam frikë”.
Shfaqjet do të luhen edhe në skenën e Teatrit Metropol dhe Teatrit privat “Zonja e Bujtinës”.
Festivali ka natyrë kompetitive. Vlerësimet do të kryhen nga juria profesioniste e përbërë nga Aneta Malaj, Armela Demaj dhe Enke Fezollari. cmimet që do të jepen janë; Shfaqja më e mirë. Regjia më e mirë, Aktori më i mirë dhe Aktorja më e mirë.
Top Channel