Rreth 2,500 foka janë gjetur të ngordhura në bregdetin Kaspik të Rusisë.
Fokat kaspike, të vetmit gjitarë të gjetur në Detin Kaspik, janë klasifikuar si të rrezikuar në listën e kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) që nga viti 2008, shkruajnë mediat e huaja.
Fokat u shpërndanë në bregun rus të Dagestanit, përgjatë Detit Kaspik.
Ministria e Burimeve Natyrore të Dagestanit tha se kafshët kishin ngordhur nga “faktorët natyrorë” dhe paralajmëroi se numri i fokave të ngordhura ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
Duke gjykuar nga pamja e tyre, fokat ngordhën rreth dy javë më parë dhe nuk kishte “asnjë shenjë vdekjeje të dhunshme, asnjë mbetje rrjetash peshkimi”, tha Ministria.
Sipas RIA, inspektorët po patrullonin vijën bregdetare në kërkim të fokave të tjera të ngordhura. Ndërkohë, specialistë të Qendrës Mjedisore Kaspiane po analizonin mostrat e fokave të ngordhura për të identifikuar shkakun e vdekjes.
Top Channel