18/12 21:55
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë në territor vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë në Shqipëri reshje shiu. Pritet që në zona të izoluara reshje të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar, më të dukshme në zonat Jugore dhe Veriore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Top Channel