Në Shqipëri jo vetëm numri i nxënësve ka rënë me 17 543 krahasuar me vitin e kaluar, por kur jemi gati në gjysmë të këtij viti mësimor  në shkolla ka 2 383 vende të lira pune për mësues. Në të gjitha drejtoritë rajonale arsimore, gjatë hulumtimit që Top Channel kreu nuk rezulton asnjë zyrë vendore që të jetë tërësisht e plotësuar me staf pedagogjik.

Në shkolla ka vende bosh për mësues me kontratë të përhershme apo të përkohshme për të zëvëndësuar mësuesit me leje lindje apo raporte mjekësore e administrative. Arsimi fillor duket se po vuan pasojat më të rënda të emigracionit, teksa edhe lëndë si matematika apo gjuha angleze kanë mungesë mësuesish.

Institucionet arsimore parauniversitare të Tiranës e fshatrave përreth kanë mungesën më të madhe, ku rezulton të jenë 333 vende të lira, kryesisht për mësues të arsimit special për nxënësit me aftësi të kufizuara si dhe mësues të arsimit fillor.

Përtej kryeqytetit që ka të përqëndruar pjesën më të madhe të popullsisë me numrin më të madh të shkollave e rrjedhimisht kërkesë më të lartë për punësimin e arsimtarëve, vihet re se edhe shkollat në veri të Shqipërisë kanë mungesë të mësuesve. Zyra vendore arsimore  e Dibrës me 289 vende të lira pune dhe ajo e  Kukësit me 204 vende bosh vijnë pas Tiranës.

Ndërkohë, Top Channel pyeti zyrtarisht Ministrinë e Arsimit se sa arsimtarë kanë dhënë dorëheqjen këtë vit shkollor dhe morëm një  përgjigje pa përgjigje.

“Për këtë informacion, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar nuk disponon të dhëna, pasi nuk janë pjesë e statistikave zyrtare të kërkuara nga Ministria e Arsimit”- ishte përgjigjia e Ministrisë së Arsimit

Drejtoria arsimore pranon se nuk ka dijeni për numrin e mësuesve që janë brenda sistemit arsimor apo që dalin jashtë tij, por kjo është e palogjikshme kur është vetë ky institucion përmes portalit ‘mësues për Shqipërinë’ që bën zëvëndësimet e mësuesve kur ata dalin në pension apo japin dorëheqjen. Pse Ministria e Arsimit fsheh informacionin? Sidoqoftë,  shifrat dhe rrëfimet e mësuesve që lënë arsimin flasin realitetin që përpiqet të mbulojë ministria.

Drejtoria Rajonale Arsimore Durrës- 1097 vende të lira

Drejtoria Rajonale Arsimore Lezhë- 532 vende të lira

Drejtoria Rajonale Arsimore  Korçë- 471 vende të lira

Drejtoria Rajonale Arsimore Fier-  283 vende të lira

Gjithsej: 2383 vende të lira

Vende të lira për mësues Zyra Vendore arsimore Tiranë

333 vende  – Arsimi Special 196 vende

Arsimi Fillor    53

Vende të lira për mësues Zyra Vendore arsimore Dibër

289 vende  – Arsimi fillor 128 vende

Matematikë 29

Vende të lira për mësues Zyra Vendore arsimore Kukës

204 vende  – Arsimi fillor 71 vende

Matematikë 31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA