Me gjithë masat e marra, incidentet në fushë në ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës ishin dukshëm të pashmangshme.

Në minutën e katërt shtesë një sherr masiv u regjistrua në fushë, me protagonist Granit Xhakën.

Kaq mjaftoi që tifozët serbë të thërrisnin në kor, ‘Vritini, vritini shqiptarët!’, ashtu sikundër duket edhe në videon e sigurar për Top Channel, nga korespondenti ynë atje.

Në stadiumin e Dohas u luajt një sfidë plot emocione, me përmbysje dhe ripërmbysje, por në fund festa ishte për helvetët.

Shënoi i pari Shaqiri, por shpejt përmbysën rezultatin përkohësisht Mitroviç dhe Vlahoviç, pasi më pas erdhën golat e Embolosë dhe Freuler për rezultatin përfundimtar 3-2, duke kaluar Zvicrën në fazën e 1/8-ave në këtë Botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA