Qamil Taja, vrasësi i 19-vjeçares në Greqi ka postuar në rrjete sociale pasi ka kryer krimin.

“Pika të dobëta nuk kishe asnjë…unë kisha një, dashurova”, shkruhet në foton që ai ka postuar në rrjetin social Facebook.

25- vjeçari pasi vrau me armë bashkëjetuesen e tij e la trupin në banesë dhe është vetëdorëzuar në rajonin e Pireut.

Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25-vjeçarin që të ekzekutonte Krisjana Brakajn në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Postimi i autorit

Sipas policisë greke, autori qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.

Policia theksoi se ai ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj viktimës. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut.

FOTO GALERI
3/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA