Leo Messi zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Australisë.

“Pleshti” zhbllokoi takimin në pjesën e parë dhe krijoi situata goli për shokët e skuadrës, duke u dëfryer në maksimum në ndeshjen numër 1000 si profesionist.

Kapiteni udhëhoqi Argjentinën drejt kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku do përballet me Holandën e Van Gaal. Pas fitores së sotme 2-1, 35-vjeçari foli për shtypin, duke u ndalur edhe te minutat e fundit.

“U relaksuam pas avantazhit të dyfishtë, sepse menduam se e kishim ndeshjen nën kontroll. Në fund vuajtëm shumë, por rëndësi kishte kualifikimi dhe ne ia dolëm.

Ndeshja ishte shumë e vështirë. Ishim të lodhur, pasi nuk kishim rikuperuar energjitë nga sfida e fundit. Jemi të lumtur që u kualifikuam”, deklaroi shtatë herë fituesi i Topitë të Artë.

Messi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Në fund nuk mungoi një koment për Holandën, ekipin kundërshtar në çerekfinale. “Ndeshje e vështirë, ata do tentojnë të qarkullojnë topin, duke mos na lejuar ta mbajmë ne.

Kupa e Botës po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Ndeshja numër 1000? Unë shijoj momentin. Jam i kënaqur me atë që po arrijmë. T’i hedhim hapat një nga një“, u shpreh ylli argjentinas./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA