Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me armë pa leje në ambientet e një lokali.

Në flagrancë u arrestua Sh. Ç. (I.), 43 vjeç, banues në Durrës, i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, ku me vete mbante 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

43-vjeçari, ishte me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

Top Channel