Policia në shtetin amerikan të Alabamas ka arrestuar një grua 82-vjeçare për një faturë mbeturinash me vlerë 77,80 dollarë.
80-vjeçarja Menefield, tha se ishte konfuze kur oficerët u shfaqën në shtëpinë e saj dhe e prangosën.
“Nuk po tallesh?”, kishte pyetu ajo oficerin.
Në një deklaratë në Facebook, policia e qytetit tha se e trajtuan me respekt atë dhe se e kishin njoftuar disa herë se ajo nuk kishte paguar faturën për tre muaj.
“Zonja Menefield u trajtua me respekt nga oficerët tanë në kryerjen e detyrave të tyre dhe u lirua me një garanci siç parashikohej nga shkelja,” tha Mike Reynolds, shefi i policisë për City of Valley në Alabama, në deklaratën, e cila ka tërhequr shumë kritika në internet.
“Si do të ndiheshit nëse do të vinin dhe do ta arrestonin gjyshen tuaj?”, kishte thënë ajo njërit prej oficerëve.
Pas arrestimit të saj, ajo u dërgua në departamentin e policisë dhe u mbajt përkohësisht para se të lirohej me garanci.
Top Channel