Bora Zemani, në mbyllje të natës së nëntë të “Dancing With The Stars”, konfirmoi se do të rikthehet si moderatore në “Për’puthen”.

“Mos harroni, do të shihemi bashkë të hënën”, tha Bora ndërsa Eno Popi e uroi për këtë lajm të bukur.

Ori Nebijaj u largua këtë të premte nga moderimi i emisionit të dashurisë, pasi pranoi mandatin e deputetes. Kështu, Bora Zemani rikthehet sërish në programin që ka përzemër dhe që e ka moderuar për dy sezonet e kaluara.

Tashmë, moderatoren do ta shohim çdo pasdite të javës në “Për’puthen” dhe çdo të premte në mbrëmje në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA