Në të gjithë vendin tonë, vijojnë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Jugore.

Herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe izoluara, më të dukshme në zonat Juglindore dhe ekstremin Jugor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë, sipas Meteoalb.

Top Channel