Presidenti rus, Vladimir Putin ka rënë nga shkallët në rezidencën e tij zyrtare, ndërsa vazhdon të vuajë nga kanceri, shkruan Daily Mail.
Sipas medias britanike, kanali në Telegram, “General SVR” ka postuar përditësime në lidhje me shëndetin e Putinit që nga fillimi i luftës, megjithëse nuk ka dhënë asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij ose prova që vërtet kanë lidhje me rojet e tij.
“Ngjarja ndodhi para truprojave të presidentit, të cilët reaguan shpejt dhe nxituan në ndihmë të Putinit. Tre oficerë sigurie ndihmuan presidentin të shkonte në divanin më të afërt dhe thirrën mjekët që ishin në detyrë. Mjekët erdhën brenda pak minutash, por nuk mundën të ekzaminonin menjëherë presidentin. Kjo ishte për shkak se ai vuan nga ‘kanceri i traktit gastrointestinal’, si rezultat i së cilës ai tashmë ka probleme serioze me tretjen”, shkruhet në Telegram sipas Daily Mail.
Në raport thuhet se pas ekzaminimit të plotë, ai kishte mavijosje të indeve të buta.
”Asgjë kritike nuk u diagnostikua dhe mavijosja u trajtua me qetësues”, shkruhet në raport.
Pavarësisht raportimeve, Putini u filmua dhe u fotografua duke vizituar një laborator në Moskë të nesërmen pa shenja të dukshme lëndimi.
Spekulimet për shëndetin e Putinit janë përhapur që kur ai urdhëroi trupat që të hynin në Ukrainë më 24 shkurt.
Ai është shfaqur i paqëndrueshëm gjatë paraqitjeve publike, duke përfshirë dridhjet e pazakonta të duarve dhe këmbëve në takime me liderë të tjerë botërorë.
Kremlini i ka mohuar vazhdimisht raportet se Putini po vuan nga një sëmundje, veçanërisht që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe asnjë provë e fortë nuk ka dalë ndonjëherë që tregon se ai është i sëmurë rëndë.
Top Channel