Përvjetori i themelimit të Ushtrisë Shqiptare/ Mjetet ushtarake zbarkojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (Fotot)

02/12/2022 09:30

Mjetet e ushtrisë kanë zbarkuar këtë të premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kuadër të 110-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar dhe përvjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare.

Gjithashtu  Ministria e Mbrojtjes do të organizojë një koncert në Pallatin e Kongreseve ditën e nesërme më 3 dhjetor në orën 19.00 nën kauzën  “SË BASHKU, PËR PAQEN”.

Të ardhurat e mbledhura nga ky event do të shkojnë në mbështetje të familjeve ukrainase me fëmijë të lënduar nga lufta.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel